Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të jetë sot në Maqedoninë e Veriut, ku në agjendë ka takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të vendit.
Homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do ta mirëpresë Haxhiun me ceremoni shtetërore. Më pas, të dy kryeparlamentarët do të mbajnë një takim bilateral.
Të lidhura
None found
Gjatë vizitës në Shkup, Haxhiu do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Agjenda e saj përfshin edhe një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të kontakteve institucionale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, vende fqinje që bashkëpunojnë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nisën në vitin 2008, kur Shkupi njohu pavarësinë e Kosovës.




