Arlinda Zekaj përcillet sot për në banesën e fundit

Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, do të varroset sot, më 27 tetor.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.

Të lidhura

None found

Policia ka bërë të ditur se Albert Sylaj, i dyshuari për këtë rast, vazhdon të jetë në arrati.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje problemin e dhunës në familje, si dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së grave.


Shtuar më 27.10.2026 08:16