Përparim Rama ndez qirinj për Arlinda Zekajn dhe kërkon drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqytetit në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra në mënyrë tragjike në Vitomiricë të Pejës.

Rama ka shprehur ngushëllimet për familjen Zekaj dhe solidaritetin e tij me të gjitha gratë që jetojnë nën kërcënimin e dhunës.

Të lidhura

None found

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kërkojmë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi”, ka deklaruar ai.

Sipas kryetarit të Prishtinës, asnjë grua nuk duhet të mbetet pa mbrojtje, ndërsa çdo kërkesë për ndihmë duhet të trajtohet dhe të marrë përgjigje.

“Asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje”, ka shkruar Rama.

Përmes një njoftimi, ai ka bërë të ditur se mendimet e tij janë me familjen e të ndjerës dhe me çdo grua që përballet me frikën e dhunës.

“Mendimet dhe solidariteti ynë janë me familjen e saj dhe me çdo grua që përballet me frikën e dhunës”, ka shkruar Rama.


Shtuar më 26.10.2026 21:27