Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Vitomiricë, ku humbi jetën Arlinda Zekaj.
Sipas dyshimeve, ajo u vra nga kunati i saj.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalimit në Kuvend, Gashi ngriti shqetësimin për rastet e vrasjeve të grave në Kosovë, duke vënë theksin te nevoja për parandalimin e tyre.
“Në këtë Kuvend kemi diskutuar dhe debatuar shumë herë për çështje me të cilat pajtohemi ose nuk pajtohemi. Megjithatë, institucionet kanë memorie, përgjegjësi dhe llogaridhënie”, deklaroi Gashi.




