Shqipëria kalon në orën dimërore, akrepat zhvendosen një orë pas

Këtë të diel, 25 tetor, Shqipëria dhe disa vende të Europës kanë kaluar nga ora verore në atë dimërore. Në orën 03:00, akrepat u zhvendosën 60 minuta prapa, duke shënuar orën 02:00.

Ndryshimi u jep qytetarëve mundësinë të flenë një orë më shumë, por pasditet do të kenë më pak kohë me ndriçim natyral.

Të lidhura

None found

Ndikimi i këtij kalimi ndryshon nga një person te tjetri. Për disa nuk paraqet vështirësi, ndërsa të tjerë mund të përballen me ndryshime në gjumin, planifikimin e ditës dhe aktivitetet e përditshme.

Kalimi në orën dimërore është një praktikë e ndjekur prej vitesh në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane. Akrepat zhvendosen të dielën e fundit të tetorit, ndërsa ora verore rikthehet të dielën e fundit të marsit.


Shtuar më 26.10.2026 14:49