Familja e Liridona Ademajt, e vrarë nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka shprehur ngushëllimet për familjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.
Mesazhi i nënës së Liridonës drejtuar familjarëve të Arlindës u bë publik nga vëllai i saj, Leonardi Ademaj.
Të lidhura
None found
Nëna e Liridonës ka ndarë dhimbjen me familjen Zekaj, duke theksuar se e njeh nga afër vuajtjen e shkaktuar nga humbja e një vajze, pasi edhe ajo është përballur me të njëjtën tragjedi.
“Ngushëllime nga zemra familjarëve të Arlindës. Si nënë që e kam përjetuar dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës sime nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e saj.
Ajo ka rrëfyer gjithashtu se lajmi për vrasjen e Arlindës i ka rikthyer kujtimet dhe plagët e humbjes së vajzës së saj.
“Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape. Vetem drejtesia e shpejte mund t’i ngushelloje familjaret”, thuhet më tej në mesazh.






