Iliriana Jaka Gashi në episodin e radhës të “Rrugëtimi”: Përparimi dhe pengesat e grave në Kosovë

Episodi i nëntë i podcastit “Rrugëtimi” sjell si të ftuar Iliriana Jaka Gashin, drejtoreshë e organizatës Women for Women (Gratë për Gratë), e cila ndan përvojat dhe ngjarjet që kanë formësuar rrugëtimin e saj.

Gjatë bisedës, ajo rikthehet te mentaliteti që dikur i pengonte gratë të përfshiheshin në tregun e punës, si dhe te historitë e dhimbshme të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, të cilat i ka njohur nga afër gjatë 15 viteve të angazhimit të saj.

Të lidhura

None found

Iliriana flet gjithashtu për sakrificat në jetën personale, orët e gjata të punës dhe barrën emocionale që ka shoqëruar rolin e saj drejtues.

Në këtë episod ngrihet edhe pyetja se sa ka avancuar pozita e grave në Kosovë dhe cilat janë barrierat që ende vazhdojnë t’i pengojnë.

Episodi i nëntë i “Rrugëtimi” publikohet së shpejti në Telegrafi.