QIKA njofton për aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka bërë të ditur se sot, në orën 13:30, do të mbajë një aksion simbolik përpara Qeverisë së Kosovës, me synim trajtimin e vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt.

Pas aksionit do të zhvillohet edhe një konferencë për media, sipas njoftimit të QIKA-s.

Të lidhura

None found

Arlinda Sylaj Zekaj u vra të dielën në mbrëmje nga kunati i saj. Tri ditë përpara ngjarjes, ajo i kishte njoftuar institucionet se jeta e saj ishte në rrezik.

Në një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar marrjen urgjente të masave ndaj personave që, siç shkruante, nuk i kishin kryer detyrat për mbrojtjen e jetës së saj.


Shtuar më 26.10.2026 11:11

Tags: ,