Milani është i interesuar që ta transferojë sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardin, shkuan “Tutto Sport”.
Raportohet se trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është admirues i italianit, i cili ishte pjesë e suksesit të Italisë në “Euro 2020”.
27-vjeçari vlerësohet rreth 35 milionë euro, shumë të cilën Milani nuk ka gjasa që ta përballojë. Por, klubi italian është i gatshëm që të hyjë në një marrëveshje huazimi, nëse nuk ia del që të blejë kartonin e lojtarit.
Kontrata me Sassuolon, sulmuesi të krahut i skadon në verën e vitit 2024.