EMRI/ Kishte mbjellë kanabis në stan, arrestohet autori në Lezhë

Polica ka arrestuar shtetasin Zef Kola në Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar , në vendin e quajtur ” Stani i Zekës ”, Njësia Administrative Kallmet, Lezhë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi 1-mujor.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Strukturat policore në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Lezhë,  në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Zef Kola,  banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar , në vendin e quajtur ” Stani i Zekës ”, Njësia Administrative Kallmet, Lezhë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 09:12