Para godinës së Kryeministrisë u zhvillua pasditen e sotme një protestë simbolike, e shoqëruar me ironi të theksuar, në ditën e shtatë të revoltës popullore.
Një grup protestuesish iu afrua barrierës së çeliktë të vendosur nga forcat e policisë dhe hodhi në drejtim të efektivëve një sasi kartëmonedhash të falsifikuara.
Të lidhura
None found
Ky veprim ishte një reagim sarkastik ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili u kishte premtuar 2500 euro protestuesve që do të tërhiqeshin, si edhe kishte njoftuar rritje pagash për punonjësit e policisë.






