Forcat e sigurisë të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare/ Apeli i ambasadës së Zvicrës: Jemi të shqetësuar për dhunën, të mbrohet liria e medias

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat studentore, duke dënuar dhunën, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.Në deklaratën e saj, Ambasada e Zvicrës thekson rëndësinë e së drejtës për tubim paqësor, duke e cilësuar atë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike.

Përfaqësia diplomatike nënvizon se forcat e sigurisë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Të lidhura

None found

“U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet ne reagim.

Deklarata:

Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.

U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.