Rrëfimi rrëqethës nga Afganistani: Babai urdhëroi t’më nxirrnin sytë, me trupat e vajzave ushqehen qentë!

Për gratë e vajzat në Afganistan, jeta ka nisur ndryshe me ardhjen e telebanëve në pushtet.

Ashtu sic edhe pritej, pavarësisht premtimeve të dhëna, vajzat, gratë fëmijët dhe burrat që akuzohen për krime, po dhunohen deri në vrasje.

Një 33-vjeçare nga Afganistani pretendon se gratë e talebanëve nuk kanë asnjë të drejtë dhe se ato keqtrajtohen në mënyra makabre.

Në një intervistë për mediat huaja, Khatera, të cilës i kanë nxjerrë sytë, thotë se talebanët i hedhin trupat e pajetë të grave për të ushqyer qentë.

“Në sytë e talebanëve, gratë nuk janë qënie që marrin frymë dhe jetojnë. Ato konsiderohen vetëm mish për të ushqyer qentë” – thotë Khatera.

33-vjeçarja tregon se është sulmuar nga një grup talebanësh të cilët ishin urdhëruar nga babai i saj i cili ishte gjithashtu një luftëtar.

Sipas saj, i ati nuk ishte dakord që ajo të punonte. Më tej Khaterra rrëfen se u qëllua 8 herë në pjesën e sipërme të trupit nga talebanët në provincën Ghazni të Afganistanit vitin e kaluar. Ajo tregoi se kur po kthehej nga puna në shtëpi, u gjend e rrethuar nga tre luftëtarë talebanë të cilët, pasi kontrolluan ID -në e saj, filluan ta qëllonin.

 


Shtuar 18.08.2021 16:44