Mbledhja e radhës e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbahet sot, me një agjendë që përmban gjithsej dhjetë pika, përfshirë projektligje, propozim-vendime dhe tema të tjera institucionale.
Të lidhura
None found
Ministrat pritet të diskutojnë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Mes pikave të rendit të ditës është edhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për periudhën 2026–2028.
Gjithashtu, në shqyrtim do të jenë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Qeveria pritet të trajtojë edhe propozim-vendimet që lidhen me autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.






