Maqedonci: Inteligjenca artificiale në luftë nuk duhet të zëvendësojë përgjegjësinë njerëzore

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ishte pjesë e panelit “The Battle for Democracy in the AI Age”, zhvilluar në kuadër të Warsaw Security Forum, ku u trajtuan pasojat e inteligjencës artificiale për mbrojtjen, proceset politike dhe forcimin e demokracisë.

Në deklaratën për pjesëmarrjen e tij, Maqedonci u ndal te potenciali i kësaj teknologjie, por edhe te kërcënimet afatgjata që mund të sjellë avancimi i shpejtë i teknologjive ushtarake.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në operacionet luftarake nuk duhet të largojë njeriun nga procesi i vendimmarrjes. Sipas tij, përgjegjësia përfundimtare duhet të mbetet gjithmonë në duart e njerëzve.

Maqedonci bëri të ditur se në forum foli edhe për ndikimin e inteligjencës artificiale në vendimmarrjen politike dhe në shoqëri, si dhe për sfidat që zhvillime të tilla paraqesin për qëndrueshmërinë demokratike.

Ai e përshkroi pjesëmarrjen në panel si një mundësi për të diskutuar këto çështje në kuadër të debatit mbi qëndrueshmërinë e demokracisë.


Shtuar më 13.10.2026 22:55