Nesër do të zhvillohet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me dhjetë pika të planifikuara për shqyrtim në rendin e ditës. Në agjendë përfshihen projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme nga institucionet publike.
Të lidhura
None found
Ministrat do të marrin në shqyrtim ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare. Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe propozim-vendimet që autorizojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Në mbledhje do të trajtohen gjithashtu Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë. Për shqyrtim është paraparë edhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.







