Gjilani kërkon rikthimin te fitorja përballë Drenicës, publikohen formacionet

Pas disfatës së papritur ndaj Vushtrrisë, Gjilani synon të reagojë në përballjen me Drenicën, e vlefshme për javën e nëntë të Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

“Skifterët” do të kërkojnë triumfin për të mbetur në garë për një pozicion që i dërgon në Evropë.

Në anën tjetër, Drenica vjen në këtë sfidë pas një serie prej tri ndeshjesh pa humbje dhe synon ta zgjasë këtë ecuri pozitive.

Formacioni i Gjilanit: Coric; Thaqi, Ibrahimi, Jashari, Potoku; Limani, Boshnjaku, Rrahmani; Namani, Bilalli, Zeka.

Formacioni i Drenicës: Ymeri; Veliqi, Lushtaku, Musaj, Qaqi; Hamiti, Kote, Dervishaj; Limani, Mehmeti, Zeka.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00.


Shtuar më 13.10.2026 16:53