Gjilani po përballet me një valë të rëndashme dhune brenda familjeve, pasi tri vrasje janë regjistruar në kohën e fundit. Dy persona humbën jetën të premten nga plagët me armë zjarri, ndërsa një episod tjetër tragjik u shënua të dielën në fshatin Pogragjë të kësaj komune.
Të lidhura
None found
Familja Arifi u godit rëndë mbrëmjen e së dielës, kur nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën një burrë 29-vjeçar. Autori i dyshuar i kësaj vrasjeje është babai i viktimës, 53-vjeçari, i cili vazhdon të jetë i paarritshëm për policinë.
Ndërsa trupi i të riuut po i nënshtrohej obduksionit, shtëpia e familjes u hap për vizitorët që erdhën për të ndarë dhimbjen. Të afërmit thonë se as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur më parë probleme me ndonjë të tretë, dhe se e gjithë ngjarja i ka lënë pa fjalë.
“Është i afërmi im, kushëri. Nuk ka pasur asnjëherë probleme. Edhe vëllai i tij nuk din të na thotë gjë për ndonjë konflikt. Por, kështu qenka shkruar. Për momentin nuk kemi informata. Vetura i është gjetur në Kukaj, afër kufirit, ndërsa nga babai nuk dihet asgjë”, deklaroi Fadil Rexhepi, një anëtar i familjarëve.
Sipas raportit të Policing të Kosovës, nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy pushka, një pistoletë, 68 fishekë dhe 4 gëzhoja, ndërsa kërkimet për kapjen e të dyshuarit vazhdojnë.
Edhe Prokuroria Speciale konfirmoi të dhënat për ngjarjen, duke thënë se 53-vjeçari, për arsye që ende nuk njihen, i ka shkaktuar vdekjen djalit të vet 29-vjeçar.
Prokuroria theksoi se të dy personat nuk kanë pasur të kaluar penale dhe as raportime të mëparshme për dhunë në familje.
Pas këtyre episodave të dhunës, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi u mblodh urgjentisht në Gjilan. Kryetari i komunës, Alban Hyseni, deklaroi se ka kërkuar forsimin e kontrolleve policore ndaj armëmbajtjes pa leje, si dhe rritjen e pranisë së policisë në shkolla, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së fëmijëve.




