Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi, dy veteranët e ndaluar pas sulmit ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndërprerjen e kësaj masa ndaj tyre.
Të lidhura
None found
Këtë e kanë konfirmuar persona që e njohin rastin nga afër.
Kundër të dyve ishte ngritur dyshimi për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”, ndërsa në kuadër të procedurave ishte vendosur që ata të mbahen në paraburgim.
Megjithatë, duhet theksuar se vendimi për ndërprerjen e paraburgimit nuk do të thotë se dy veteranët janë liruar apo shpallur të pafajshëm.
Po ashtu, kjo nuk nënkupton që hetimet ndaj tyre kanë përfunduar ose janë ndaluar.


