Ohri, Struga, Dibra dhe Kërçova tashmë janë nën vëzhgimin e sistemit “Safe City”. Muaj pasi u bë publike kjo nismë, kamerat e reja kanë filluar të kapin çdo shkelje në trafik, me gjoba që shkojnë nga15 në500 euro, në varësi të peshës së veprimtarisë. Kështu raporton Alsat.
Të lidhura
None found
Sistemi do të zbulojë shkelje të ndryshme: tejkalim të shpejtësisë, kalim të gjelbrit në të kuqe, parkim të paligjshëm si dhe drejtimin e automjeteve me regjistrim të skaduar.
Interesanta janë edhe shifrat nga segmenti Novo Sello i autostradës Ohër-Kërçovë, e cila gjendet ende në ndërtim. Aty vetëm kamerat regjistruan rreth dhjetë shkelje në ditë, shumica e tyre për shpejtësi mbi normën.
Nga ana tjetër, qytetarët kërkojnë që kjo rrjet kamera të shtrihet edhe në pika të tjera.
“Sipas meje, ndëshkimi do të sjellë rend të vërtetë, përndryshe do jetë e vështirë. Kjo duket qartë edhe sot, ditën e parë të funksionimit – shoferët po ecin ngadalë. Kryqëzimet duhet të mbulohen domosdosërisht me kamera, se s’ka kuptim të ketë shpejtësi të ulët në një pjesë, ndërsa në tjetrën kufiri shkon në80. Më shumë kamera do të ishte në dobi si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve”, u shpreh një banor i zonës.
“Ne kemi të bëjmë me shumë aksidente rrugore, disa prej të cilave me viktime fatale e të tjerat me lëndime të rënda trupore. Pikërisht për këtë arsye, analizat u fokusuan në marrjen e masave në këto seksione, përmes vendosjes së një rrjeti kamera fikse që synojnë të frenojnë këtë frekuencë të lartë të aksidenteve”, theksoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.






