Vetëshpallet Presidenti i Afganistanit e sulmon hapur SHBA: Ne nuk e kemi humbur shpirtin!

Zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit i cili u arratis nga vendi, Amrullah Saleh, është vetshpallur president kujdestar deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Si argument për këtë vendimarrje të tij ai ka përdorur Kushtetutën e vendit.

Saleh i kërkon qytetarëve të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve, teksa ka paralajmëruar se Afganistani nuk është Vietnami.

Po ashtu ai ka hedhur kritika edhe ndaj Presidentit amerikan Joe Biden, teksa thekson se afganët nuk e kanë humbur shpirtin dhe shohin mundësi të mëdha përpara.

STATUSI NGA AMRULLAH SALEH

Qartësim: Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zëvendësi i parë bëhet Presidenti kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim kujdestar. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre.

Është e kotë të debatosh me Presidentin e SHBA për Afganistan tani. Lëreni të tretet. Ne duhet të dëshmojmë se Afganistani nuk është Vietnami dhe talebanët nuk janë as nga distanca si Vietkongu. Ndryshe nga SHBA/NATO, ne nuk e kemi humbur shpirtin dhe nuk shohim mundësi të mëdha përpara. Paralajmërimet e padobishme kanë përfunduar. Bashkohu me rezistencën./albeu.com/


Shtuar 17.08.2021 18:51