Vetëm pak minuta para fillimit të përballjes së kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, u bënë publike formacionet e të dyja skuadrave. Vëmendjen e tërhoqi zgjedhja e trajnerit të “Demave të Kuq”, Florin Bratu.
Të lidhura
None found
Tekniku rumun ka përfshirë që nga minuta e parë Himallarin, Skukën dhe Aliun në repartin ofensiv.
Vendosja e një formacioni kaq sulmues, veçanërisht me Skukën dhe Aliun në role tepër ofensive, tregon se Bratu po merr një rrezik të madh në këtë ndeshje. Rezultati i derbit mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij në stolin e 17 herë kampionëve të Shqipërisë.






