Indrit Tuci po kalon një periudhë të shkëlqyer me Olimpija Ljubljanën, teksa sulmuesi i Kombëtares realizoi dy herë në barazimin 3-3 ndaj Muran, sfidë e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit slloven.
Futbollisti shqiptar i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 31-të, ndërsa në të 52-tën gjeti edhe golin e dytë personal, duke e çuar Olimpijën në epërsinë 2-0.
Të lidhura
None found
Skuadra mike reagoi përmes Kasalos dhe Orianit, të cilët rikthyen baraspeshën. Marin shënoi më pas për vendasit, duke i vendosur ata sërish në avantazh për herë të tretë.
Mura nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të Matic shënoi golin e fundit të takimit. Në përfundim, të dyja ekipet ndanë nga një pikë.





