Shaban Baholli tregon si u pagëzua klubi me emrin “2 Korriku

Në episodin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i klubit 2 Korriku. Ai foli për përvojën e tij më shumë se 50-vjeçare në këtë klub, që nga koha kur nisi të luante futboll në vitin 1971 e deri te detyra drejtuese që ushtron aktualisht. Ky episod u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, Baholli tregoi edhe rrethanat që çuan në ndryshimin e emrit të klubit dhe vendosjen e emërtimit “2 Korriku”.

Ai tha se, pas deklaratës së 2 Korrikut, anëtarët u mblodhën te bashkësia lokale. Edhe pse synonin ta zhvillonin takimin brenda objektit, nuk iu lejua hyrja dhe mbledhja u mbajt në oborrin e bashkësisë lokale, në lagjen e tyre.

Sipas rrëfimit të tij, në atë takim morën pjesë Nysret Morina, tashmë i ndjerë, dr. Bashkim Islami, disa prej futbollistëve të klubit, vetë Shaban Baholli, vëllai i tij Rexhep Baholli dhe Baki Berisha, i cili shërbente si sekretar.

Baholli kujtoi se gjatë mbledhjes u vendos që klubit t’i ndryshohej emri. Propozimi për ta quajtur “2 Korriku” lidhej me faktin se takimi ishte zhvilluar më 26 korrik, pra 26 ditë përpara 2 Korrikut.

Episodi i plotë me Shaban Bahollin është i disponueshëm në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.


Shtuar më 10.10.2026 22:03