Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri i Serbisë do të valëvitet “herët a vonë” mbi Prizren, duke shkaktuar reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.
Abrashi iu kundërpërgjigj deklaratës përmes një postimi, ku përmendi vizitën e mëparshme të Daçiqit në Prizren dhe mënyrën se si ishte pritur.
Të lidhura
None found
“Ta rikujtojmë se si u prite dhe me çfarë flamuri. Je i tepërt në Prizren!”, ka shkruar Abrashi.
Deputeti ka publikuar gjithashtu një të dhënë nga arkiva, sipas së cilës leja për vizitën e Daçiqit ishte dhënë nga Qeveria e atëhershme e Kosovës më 26 dhjetor 2010.







