Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, policia ngre pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit

Ditën e sotme në Lezhë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të kamionçinës së 34-vjeçarit Alfred Gjoka ndërsa po udhëtonte, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas, ndërsa në hyrje-dalje të qytetit janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Shtetasi A.Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 14:54