Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.
Të lidhura
None found
Biseda u përqendrua te raportet e mira mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe te kontributi i rëndësishëm i mërgatës në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
Palët shqyrtuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, me vëmendje të posaçme te projektet konkrete në sektorin e transportit dhe nismat e përbashkëta që mund të zhvillohen në këtë fushë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit theksoi se do të vijojë angazhimin për forcimin e partneritetit me Zvicrën dhe për realizimin e projekteve që u shërbejnë qytetarëve.






