Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes së punonjësit policor Afrim Syla, duke përcjellë mesazhin e saj të ngushëllimit.
Përmes një telegrami, sindikata i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
Të lidhura
None found
Në telegramin e saj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar kontributin dhe përkushtimin e Afrim Sylës në shërbim të qytetarëve, si dhe në ushtrimin e detyrës zyrtare.
“I paharruar qoftë kujtimi për të!”, përfundon mesazhi i ngushëllimit.






