Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka vënë një kusht të pazakontë përpara se të pranojë transferimin te Getafe, raportuan të enjten mediat spanjolle.
Të lidhura
None found
Meqë kontrata e tij me Real Madridin përfundoi në fund të sezonit të kaluar, Carvajal është lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë me një klub edhe jashtë periudhës së merkatos.
Sipas radios Marca, ai është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët për t’iu bashkuar Getafes, por kërkon që marrëveshja të përmbajë një klauzolë që nuk mund të negociohet.
Kushti do t’i lejonte të largohej nëse, gjatë afatit kalimtar të dimrit, merr një ofertë nga një klub tjetër dhe vendos ta pranojë atë.
Në praktikë, marrëveshja do të mbështetej te miratimi i të dyja palëve dhe do ta mbante Carvajalin te Getafe për vetëm tre muaj, deri në hapjen e merkatos së verës.
Megjithatë, Getafe nuk duket e gatshme të pranojë një marrëveshje të këtij lloji.
I njëjti burim bën të ditur se kërkesa e lojtarit po e zgjeron edhe më shumë distancën mes palëve.







