Viti i ri shkollor, anglishtja që nga klasa e parë! Si dhe sa herë në javë do të zhvillohet

Gjuha angleze do të jetë gjuhe e detyrueshme në shkolla për fëmijët që nga klasa e parë.

Lajmin e bënë të ditur ministrja e arsimit Evis Kushi, e cila u shpreh se gjuha angleze është sot një domosdoshmëri dhe kjo është zgjidhja më e mirë për fëmijët.

Sipas Kushit, mësuesit që do të japin mësimin e gjuhës angleze, do të bëjnë një trajnim, aq të domosdoshëm për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë fëmijëve.

Sipas informacioneve, bëhet me dije lënda e anglishtet pritet që të jetë dy herë në javë. Në udhëzimin për vitin e ri shkollor kërkohet dhe regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve./albeu.com/


Shtuar 17.08.2021 12:52