Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës të hënën, më 12 tetor, me tri pika për diskutim.
Të lidhura
None found
Takimi pritet të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Kryesisë.
Më pas, anëtarët do të shqyrtojnë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare. Në të parashikohet të përfshihen këto çështje:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
3. Pyetjet parlamentare;
4. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
5. Krijimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
6. Propozimi i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Në përmbyllje të mbledhjes do të shqyrtohen edhe propozimet dhe kërkesat e paraqitura.







