Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ndodhet në Berlin, ku është fotografuar së bashku me homologun e tij nga Kosova, Agim Ademi.
Të dy drejtuesit morën pjesë në takimin e UEFA-s “Top Executive Programme” (TEP), i cili u përqendrua te perspektiva e futbollit evropian dhe te mbështetja për një mandat të ri të Alexander Ceferin në drejtimin e UEFA-s.
Të lidhura
None found
Duka thekson se të 55 federatat anëtare të UEFA-s përcollën një qëndrim të përbashkët, duke mbështetur unanimisht Aleksander Ceferin për një tjetër mandat si president i organizatës.
“Në Berlin, në takimin e UEFA Top Executive Programme (TEP), ku u diskutua e ardhmja e futbollit evropian. Një mesazh i fortë uniteti nga 55 federatat anëtare të UEFA-s, të cilat mbështetën unanimisht Aleksander Ceferin për një mandat tjetër si President i UEFA-s. Bashkë për një futboll evropian më të fortë!”, shkruan presidenti Duka.






