Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale/ Grupi i PS-së kërkon masë ndëshkimore me 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

Tensionet e ashpra të regjistruara gjatë seancës plenare ku u diskutua dhe votua Reforma e re Territoriale, kanë sjellë reagimin e shumicës parlamentare.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka depozituar zyrtarisht pranë Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për marrjen e masave më të rrepta disiplinore ndaj dy përfaqësuesve të PD, kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Klevis Balliu.

Të lidhura

None found

Sipas kërkesës së protokolluar nga mazhoranca, kërkohet përjashtimi i dy deputetëve demokratë me masën prej 60 ditësh nga të gjitha aktivitetet parlamentare, përfshirë punimet në komisionet permanente dhe seancat plenare.


Shtuar më 9.10.2026 13:34