Një 27-vjeçar me inicialet M.R. nga Gostivari është ndaluar dje, më 08.10.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë dhe SPB Tetovë, ndalimi u krye nga zyrtarët policorë të Ekipit Mobil “Task Force” pranë DPB Gostivar, pasi personi kishte hedhur një paketim me marihuanë sapo kishte parë patrullën.
Substanca narkotike është gjetur dhe sekuestruar për procedurë të mëtejshme. M.R. është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të dorëzohet parashtresa përkatëse.






