Fundjava do të zgjatet me një ditë pushimi: të hënën, më 12 tetor, qytetarët nuk do të punojnë për shkak të festimit të 11 Tetorit, Ditës së kryengritjes popullore.
Të lidhura
None found
Një tjetër ditë pushimi pritet para përfundimit të tetorit. Më 23 tetor, që këtë vit është e premte, shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.
Ndërkohë, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se synon të propozojë ndryshime ligjore për shkurtimin e ditëve të festave. Kundër kësaj nisme janë shprehur disa parti politike të vendit.







