Licencat e furnizuesve privatë të energjisë elektrike, të cilat kanë përfunduar në shtator, nuk janë përfshirë në agjendën e parë të publikuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për mbledhjen e Bordit të ri. Në të njëjtën seancë, ndërkaq, janë futur aplikacionet e KEK-ut për prodhimin e energjisë elektrike nga TC Kosova A dhe TC Kosova B.
Të lidhura
None found
Mbledhja e dhjetë e Bordit për vitin 2026 është caktuar të zhvillohet më 9 tetor 2026, në orën 14:00. Përveç kërkesave të KEK-ut, në rendin e ditës janë paraparë edhe një numër i madh aplikimesh për autorizime të vetë-konsumit, të dorëzuara nga biznese dhe persona fizikë.
Megjithatë, agjenda nuk përmban asnjë pikë që lidhet me shqyrtimin e licencave të skaduara të furnizuesve privatë.
Kp i është drejtuar ZRRE-së me pyetje për të kuptuar arsyet që kanë çuar në përfshirjen e aplikacioneve të KEK-ut në agjendën e Bordit, ndërsa kërkesat e prodhuesve privatë, licencat e të cilëve kanë skaduar, nuk janë përfshirë.
Redaksia ka kërkuar gjithashtu informacion mbi numrin e ndërmarrjeve private me licenca të skaduara apo me aplikacione në pritje për vazhdimin e tyre. Po ashtu, është pyetur nëse ndaj KEK-ut dhe prodhuesve privatë zbatohen të njëjtat kërkesa ligjore e procedurale. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ZRRE-ja nuk kishte kthyer përgjigje.







