Protesta e 131-të është zhvilluar këtë herë pranë godinës së Kuvendit, ku po mbahet seanca plenare për miratimin e reformës së re territoriale të propozuar nga shumica parlamentare.
Që prej orëve të paradites, qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur përballë Parlamentit, nën masa të forta sigurie dhe rrethimin e vendosur nga forcat e policisë.
Të lidhura
None found
Protestuesit kanë kundërshtuar projektin e ri ligjor, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të votimit për ndarjen e re administrative.
Përmes thirrjeve dhe pankartave, ata kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kabinetit qeveritar, duke përcjellë mesazhin se duhet të shkrihet qeveria dhe jo bashkitë e vendit.
Një tjetër kërkesë e artikuluar gjatë tubimit ka qenë ndjekja penale dhe arrestimi i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.





