Aksident në Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes

Një aksident rrugor është shënuar pranë rrethrrotullimit të Plukut, në bypass-in e autostradës në Lushnjë.

Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin. Mjeti është përplasur fillimisht me murin e një biznesi, ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi dhe, pas disa rrotullimeve, ka mbetur i përmbysur në njërën anë.

Të lidhura

None found

Drejtuesi i automjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës nga ambulanca e mbërritur në vendngjarje, ku po merr trajtim mjekësor.

Shërbimet e Policisë së Qarkullimit po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe menaxhimin e trafikut. Ndërkohë, ekspertët e Policisë Shkencore kanë nisur veprimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Dyshimet paraprake lidhen me lëvizjen e automjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara, çka mund të ketë bërë që drejtuesi të humbte kontrollin dhe të përplasej me objektin në anë të rrugës.