Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë vendim lidhur me kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e masës “Detyrim Paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, kreu i opozitës nuk do të marrë një vendim gjatë ditës së sotme.
Të lidhura
None found
Seanca plenare ishte parashikuar të shqyrtonte kërkesën për shpalljen si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, të datës 3 janar 2025. Me atë vendim, masa ndaj Berishës u ndryshua nga “Arresti shtëpiak” në “Detyrim Paraqitje”.
Kërkesa lidhet me procedimin ndaj Sali Berishës dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa shqyrtimi po zhvillohet mbi bazën e dokumenteve.
Në shkresë kërkohet “shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.






