Shiroka Pula: Sakrifica dhe qëndresa e brezave janë themelet e shtetit të Kosovës

Pas marrjes së detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe te varret e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Të lidhura

None found

Në Prekaz, ajo nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe kontributin e komandantit legjendar Adem Jashari. “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, deklaroi Presidentja, transmeton “Bota sot”.

Te varri i dr. Ibrahim Rugovës, Shiroka Pula vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai udhëhoqi Kosovën gjatë një prej periudhave më vendimtare në historinë e saj. Ajo tha se trashëgimia politike e Rugovës dhe ideali për një Kosovë të lirë, demokratike e të orientuar drejt botës perëndimore vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për ne.

Image

Gjatë homazheve te varri i Adem Demaçit, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke kujtuar se ai ia përkushtoi gjithë jetën lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës. “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Image

Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave shërben edhe si rikujtesë e themeleve të shtetit të Kosovës: sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.


Shtuar më 8.10.2026 11:50