Një i ri me inicialet E.Ç. u shpëtua nga zjarrfikësit e Gramshit, pasi mbeti i izoluar në mes të rrjedhës së lumit Devoll.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, në zonën që shtrihet mes fshatrave Menkollar dhe Kodovjat.
Të lidhura
None found
I riu po përpiqej të kalonte lumin nga Menkollari në drejtim të Kodovjatit, por nuk mundi të vijonte rrugën dhe mbeti i bllokuar në ujë.
Pas sinjalizimit për situatën, shërbimi zjarrfikës i Gramshit ndërhyri dhe arriti ta nxirrte në tokë. Shpëtimi u realizua pa pasoja për jetën e tij.







