Një prej 63 minatorëve të bllokuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të.
Të lidhura
None found
Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, konfirmoi lajmin dhe njoftoi se ekipet po punojnë për të nxjerrë edhe minatorët e tjerë.
Ibishi bëri të ditur se ngujimi ndodhi pas djegies së transformatorit kryesor në këtë horizont.
Ndërhyrja e ekipeve emergjente në minierë vijon. Autoritetet pritet të informojnë më tej për gjendjen e minatorëve dhe ecurinë e operacionit.





