Gerald Ledford, teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka shpjeguar në rrjetet sociale procedurën që ndiqet kur një grua shtatzënë humb jetën dhe çfarë ndodh me foshnjën që ndodhet në bark. Përgjigjja e tij ka prekur shumë njerëz.
Të lidhura
None found
Ledford, i cili flet publikisht për vdekjen dhe përgatitjen e trupave për funeral, iu përgjigj një pyetjeje në TikTok lidhur me këtë situatë. Rasti u raportua nga Daily Star dhe u transmetua nga [redacted].
Sipas tij, hapi i parë është nxjerrja e foshnjës nga trupi i nënës. Më pas merret një kampion gjaku për të krijuar një profil ADN-je, i cili mund të përdoret në të ardhmen për të përcaktuar identitetin e babait, nëse lind nevoja.
“Pas autopsisë, kur nënën e vendos në qesen mortore, foshnjën e vendos në krahët e saj. Familja më pas vendos nëse dëshiron që foshnja të vendoset përsëri në barkun e nënës”, deklaroi Ledford.
Shpjegimi i tij nxiti reagime të shumta në internet, ndërsa disa përdorues ndanë historitë e tyre të dhimbshme për humbjen e një gruaje shtatzënë dhe foshnjës së saj.
Tekniku ka folur gjithashtu për një pyetje tjetër të pazakontë, që lidhet me rastin kur një grua ndërron jetë gjatë menstruacioneve. Ai sqaroi se tamponi hiqet gjatë procesit të përgatitjes së trupit për funeral.
