Justina Shiroka-Pula do të marrë sot zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës përmes ceremonisë së inaugurimit.
Të lidhura
None found
Aktiviteti do të nisë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet në oborrin e Presidencës.
Agjenda mediale e Presidencës bën të ditur se në ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, mysafirë dhe të ftuar të tjerë.
Për të ndjekur nga afër këtë ngjarje, Presidenca u ka bërë thirrje ekipeve mediale të jenë të pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës.
