Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti për kandidatët e mundshëm për president, Feride Rushitin dhe Glauk Konjufcën.
Të lidhura
None found
Hamza vlerësoi se propozimet dhe mënyra se si po trajtohet kjo çështje nuk janë aspak serioze për vendin.
“Po tentohet që kjo çështje të kthehet në pazare të minutave të fundit. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris: ligji për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i përket vetëm PDK-së. Këtu bëhet fjalë për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Pjesëtarë të UÇK-së ka në të gjitha partitë politike, ndërsa synimi është përdorimi i këtij ligji për shantazh dhe për arritjen e një qëllimi politik. Ky qëllim është zgjedhja e një presidenti politik dhe përmbyllja e kapjes njëqind për qind të institucioneve. Kam qenë në takim dhe po e shihni se sa shpesh po ndryshojnë qëndrimet politike”, tha Hamza.
Ai bëri të ditur se qëndrimi i tij parimor është që fillimisht të miratohet ligji në lexim të dytë dhe vetëm pas kësaj të nisë diskutimi për presidentin.
