Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ofertës së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të trajtohet si përgjegjësi vetëm e PDK-së.
Hamza deklaroi se kjo çështje lidhet me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, ndërsa nënvizoi se bëhet fjalë edhe për luftën e drejtë të popullit të Kosovës, të zhvilluar përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas tij, viktimat e luftës i përkasin Kosovës, ndërsa pjesëtarë të UÇK-së gjenden në të gjitha partitë politike.
Kreu i PDK-së akuzoi se ligji po përdoret për shantazh dhe për realizimin e një objektivi politik. Ai tha se synimi është zgjedhja e një presidenti politik dhe përmbyllja e kapjes 100 për qind të institucioneve të shtetit.
