Ka kaluar një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që shkaktoi tronditje të fortë në sistemin e drejtësisë dhe në opinionin publik shqiptar.
Me rastin e përvjetorit, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u mblodh për të nderuar kujtimin e Kalasë dhe për të vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e drejtësisë.
Të lidhura
None found
Pas ceremonisë përkujtimore, përfaqësues të trupës gjyqësore shkuan në Shkodër, ku vizituan familjen e gjyqtarit dhe shprehën ngushëllimet e solidaritetin e tyre në këtë përvjetor të dhimbshëm.
Kalaja u vra më 6 tetor 2025, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, pak pasi ishte shpallur vendimi për një çështje pronësie.
Për autor të dyshuar të të shtënave është identifikuar Elvis Shkambi, i cili akuzohet se e kreu krimin në bashkëpunim me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.
