Berisha: Qeveria ngriti një skemë piramidale me fondet publike, Ron Yeffet kontrollonte Ballukun dhe tani synohet aeroporti i Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se kanë ndërtuar një mekanizëm ku fondet publike, kompanitë private dhe projektet shtetërore ndërthuren në një skemë që, sipas tij, rëndon mbi qytetarët shqiptarë.

Berisha tha se gjithçka nisi pas një podcasti të Edi Ramës, ku një sipërmarrëse e prezantuar si Arjeta Puca, apo “mis autoblindi”, pretendonte se prodhonte pajisje ushtarake, mes tyre edhe autoblinda.

Të lidhura

None found

Sipas tij, pas shfaqjes televizive të kryeministrit, ajo u shfaq në Kashar me një autoblindë dhe deklaroi se do të armatoste ushtrinë shqiptare.

Sipas liderit të PD-së, menjëherë pas kësaj u miratuan ligje dhe vendime që i hapën rrugë krijimit të një “skeme piramidale” në dëm të qytetarëve.

Ai pretendoi se kompanitë e përfshira kanë lëvizur aksione, prona dhe para publike përmes bashkimeve, shitjeve dhe transaksioneve mes një rrjeti shoqërish.

Berisha deklaroi se kompania e Ardi Veliut u bashkua me Ron Yeffet, duke i kaluar këtij të fundit 80 për qind të aksioneve, të cilat, sipas tij, ishin të lidhura me fonde publike ose shtetërore.

Ai e akuzoi Yeffet se brenda një kohe të shkurtër u bë pronar i ndërtimeve në Shkozë dhe në ish-kombinatin e autotraktorëve, si dhe i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Ai shtoi se Yeffet përfitoi edhe nga toka të marra në mënyrë të paligjshme në sektorin privat, ndërsa kompanitë u transferuan mes njëra-tjetrës edhe për shuma simbolike prej 1 euroje. Berisha i cilësoi këto ndryshime si në kundërshtim me standardet dhe kushtet e vendosura.

Duke iu referuar deklaratave të Pirro Vengut, i cili kishte thënë se kontratat shqyrtoheshin nga Komiteti i Mbrojtjes, Berisha pretendoi se në të vërtetë procesi kontrollohej nga Ron Yeffet dhe Edi Rama.

Ai tha se pjesë e këtij komiteti është tani edhe Ermal Rraketa, ndërsa të gjitha ndryshimet, sipas tij, janë firmosur nga Belinda Balluku.

Berisha ngriti akuza edhe për aeroportin e Vlorës, duke deklaruar se “duart e zeza” tashmë janë shtrirë edhe në këtë projekt. Ai përmendi gjithashtu hipodromin e Ergys Agasit, duke pretenduar se paratë e taksapaguesve po përdoren për struktura private.

“Ashtu si vera që kushtonte 33 mijë euro shishja dhe që i përkiste Ramës, edhe hipodromi nuk mund të konfiskohej”, u shpreh Berisha. Në përfundim, ai akuzoi Ron Yeffet se kontrollonte “kokë e këmbë” Ballukun, duke deklaruar se të gjitha firmat lidhen me këtë skemë.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast