Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, i ka bërë thirrje UEFA-s të marrë masa për të parandaluar zhvillimin e ndeshjeve të tjera mes Irlandës dhe Izraelit në kompeticionet ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
“UEFA duhet të ndërhyjë dhe të bëjë diçka”, deklaroi trajneri islandez për RTE pas përballjes së dytë mes dy përfaqësueseve, e luajtur të dielën.
Hallgrimsson theksoi se një duel i tillë nuk duhet të përsëritet, edhe pse federatat kombëtare nuk kanë autoritet mbi përcaktimin e çifteve në garat e UEFA-s.
“Irlanda dhe Izraeli nuk duhet të përballen më me njëri-tjetrin, por ky nuk është një vendim që na takon neve. Vendimin e merr UEFA. Shpresoj që asnjë ekip kombëtar të mos kalojë atë që kemi përjetuar ne gjatë dy javëve të fundit”, tha ai.
Takimi i dytë, i cili ishte planifikuar fillimisht të luhej në Dublin, u zhvendos në Baçka Topola të Serbisë për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe rrezikut për incidente.
Në Irlandë, mbështetja publike për Palestinën ka qenë e gjerë, ndërsa para ndeshjeve kundër Izraelit u shfaqën edhe kërkesa për bojkotimin e tyre.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve, federata irlandeze vendosi që ndeshja të zhvillohej jashtë territorit të vendit.
