Dorëheqje të reja nga LDK-ja pas qëndrimit për Dhomat e Specializuara

Vlora Mjekiqi Kabashi, asambleiste e LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe detyrat brenda partisë.

Të lidhura

None found

Ajo ka bërë të ditur se mandatin e saj në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vijojë si asambleiste e pavarur.

Mjekiqi Kabashi ka mbajtur më herët edhe postin e kryetares së Forumit të Gruas në LDK-në e Obiliqit, ndërsa ka qenë gjithashtu delegate në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Vendimin për largim ajo e ka lidhur me qëndrimin e LDK-së ndaj çështjes së UÇK-së dhe zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara.

“E vetëdijshme se Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, e mbështetur edhe nga SHBA dhe NATO-ja, dhe e bindur se liria është më shumë se çdo përkatësi partiake, pasi LDK-ja nuk e mbështeti këtë parim themelor se liria është mbi çdo parti, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që kam në LDK”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shprehur mirënjohje për qytetarët e Obiliqit për besimin që i kanë dhënë dhe ka përsëritur se do të vazhdojë punën si asambleiste e pavarur.

Po gjatë ditës, dorëheqjen nga LDK-ja e ka paraqitur edhe asambleisti i kësaj partie në Obiliq, Labinot A. Mirena.

Mirena është tërhequr në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka deklaruar se arsyeja e vendimit është mospajtimi me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

“Prandaj, nga sot mandatin tim në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me qëndrime të qarta dhe me përgjegjësi para qytetarëve të Obiliqit që më kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, deputetët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë sot në votimin e Projektligjit për Speciale.


Shtuar më 5.10.2026 18:57

Tags: ,
sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel